Marrëdhënia mes Baby G dhe Albanos vijon të jetë e paqartë, ndërkohë që ende nuk e ndajnë nëse janë puthur apo jo.
Të dy protagonistët, as nuk e pranojnë dhe as nuk e mohojnë që mes tyre ka ndjenja.
Baby G thotë se e ka respektuar Albanon aty brenda, ndërsa shton se ndjenjat që ai ka shprehur janë vetëm lojë.
“Unë kam ardhur tek Ferma si një artiste dhe nuk kam parë për dashuri. Jam e hapur dhe e lirshme me të gjithë. Jam e vetme, i respektoj njerëzit dhe u jap energji të mirë. Edhe flirtoj pak, por e kam natyrale dhe e bëj me të gjithë. Me Albanon kam qenë shok që ditën e parë dhe kam shumë respekt për të. Kur ka treguar pëlqim dhe i kam thënë që nuk të besoj sepse jemi mbyllur dhe jemi konfuz. Ne kemi një marrëdhënie të bukur dhe dua të vazhdojë jashtë. Ato janë ndjenja dhe unë e respektoj dhe kur ma ka thënë jam munduar ti bëj mirë Albanos dhe vetes dhe i kam ndenjur afër edhe kur ma ka thënë atë fjalë.
Unë mendoj se ka diçka se Albano ka shprehur ndjenja, por unë nuk dua ta besoj se është e vërtetë. Edhe nëse ai ka simpati, unë nuk ndryshoj, nuk lidhem. Jam single një vit e jam rehat, kur të dal nga ferma kam plane të tjera.
Mendoj se është lojë, por për respekt unë po besoj çfarë thotë Albano. Unë dua të jem vetëm shok me Albanon”, tha Baby G.