‘Oj nanë bre’: Rrahet një 59 vjeçar nga policia në Prizren, publikohen pamjet sho’kuese

Lajmi.net ka siguruar pamje shokuese e skandaloze ku shihet një zyrtar policor duke ushtruar dhunë ndaj një 59 vjeçari.

Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, ka intervistuar djalin e personit që është rrahur nga policia në mënyrë brutale, raporton lajmi.net. Djali i personit të rrahur nga policia thotë se kjo ka ndodhur pasi babai i tij ka parkuar veturën në rrugë, dhe pas marrjes së fletëpagesës së dënimit, ai ka filluar të incizojë policët, dhe nga kjo, polici Uran Piraj ka filluar të shajë në drejtim të tyre, duke kërkuar edhe përforcime nga njësitet tjera të policisë.

Pas kësaj polici Uran Piraj i thotë 59 vjeçarit që është i arrestuar, duke e shtrirë atë në tokë ai bashkëme katër policë të tjerë. Në ngjarjen kryesore vjen edhe polici Shaban Dakaj, i cili më pas ushtron dhunë ndaj 59 vjeçarit, duke i shkaktuar atij lëndime në fytyrë, shpinë dhe këmbë.