“Këta që po kërkojnë të kthehen, i kanë rruar qimet apo…”, Çun Lajçi “godet” LDK-në: Pse s‘i dolët zot kur e kishit n’dorë, por e vjedhët?

Çun Lajçi ka kritikuar LDK dhe AAK të cilat po kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit.

Ai “godet” LDK-në kur thotë se “pa neve nuk kryhen proceset”, duke iu thënë se “Pse s’i dolet zot kur e kishit n’dorë, por e vjedhët?”.

“Mos vallë Kosova është thyer n’mes faji i tyre apo të nënshkrimeve të atyre që ikën ti rruajnë qimet e kresë!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Po kërkojnë zgjedhje të parakohshme!

– Të reja, fringo, taze, të papara!

Sa mirë; – “duam ti dalim zot vendit! Pa neve nuk kryhen proceset, thonë”!

– Po pse s’i përfunduat kur ishit?

– Pse s’i dolet zot kur e kishit n’dorë, por e vjedhët?

Eh!

Kurrë s’arritëm ta përfundojmë rrugëtimin e ta ndezim nga një duhan për qejfin tonë!

Po kërkojnë theqafje të Qeverisë ose vetdorëzim të Kryeministrit!

Përse e kërkojnë? Keni pyetur?

Mos vallë Kosova është thyer n’mes faji i tyre apo të nënshkrimeve të atyre që ikën ti rruajnë qimet e kresë!

Kush janë ata që do t’vinë nesër, mbasnesër, një ditë?

T’panjohur apo t’njohur si lira e kuqe?

T’fajshëm apo t’pafajshëm? Të larë apo t’shpërlarë?

Këta që po kërkojnë të kthehen, i kan rruar qimet apo e kan rrjepë lëkurën që të duken të rinjë, fringo!

I kan sharruar brinat që të duken shytana e t’butë, apo i kan mpreh dhëmbët që t’kafshojnë edhe më fort, mbase për t’fundit herë, se koha po ikën!

Lum ata që e dinë kush janë e mjerë ata që e dinë e prap iu besojnë e prap bajnë beeee mbas brinave e thundrave!