Armend Muja, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar deklaratën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se “Kurti ishte rekrutuar në burg nga Serbia”.
Muja ka thënë se një deklaratë e tillë është shumë larg realitetit.
Ai tha se Haradinaj kur ka qenë kryeministër ishte shumë i afërt për bashkëpunime me forca që përfaqësonin drejtpërsëdrejti presidenitn serb, Aleksandër Vuçiq.
“Deklarata të ngjashme jo vetëm nga Haradinaj, por ka pasur edhe nag LDK-ja, me kësisoj aludime të pacipa”, ka deklaruar ai në “Pressing” të T7.
“Një ish-kryeministët i vendit me bë deklarata të tilla, marrë parasysh që është aq larg realitetit. Këtë askush nuk e mendon, madje Serbia problemin më të madh e ka me z. Kurti. Ndërkaq, Haradinaj ka qenë i hapur për bashkëpunim edhe me forca që e kanë përfaqësuar direkt Vuçiqin. Ai njihet edhe për raportet e afërta me Radojçiqin edhe në bazë të deklaratave që i ka bërë”, ka thënë Muja. /Gazeta Express