Njerëzit mund ta zgjidhin një rubikon në më pak se një minutë, por sa shpejt e bën këtë një robot?
Qendra inxhinierike në Mitsubishi Electric ka vendosur një rekord botëror për kohën më të shpejtë për të zgjidhur një rubikon.
Roboti i krijuar nga kompania japoneze e ka përfunduar detyrën në më pak se një sekondë.
Bëhet e ditur se ngjarja e vendosjes së rekordit është zhvilluar në Tokio më 21 maj.
Videoja e robotit është bërë shpejt virale dhe ka tërhequr një audiencë të madhe.