Pas debateve të ashpra, Albano dhe Roberti duket se kanë bërë paqe. Mes batutave me njëri-tjetrin, ata shprehen se do lënë orare për të krijuar debate në fermë.
Pjesë nga biseda:
Albano: T’a gjeta të bukur atë ke qenë princ në kohë të komunizmit
Roberti: Ca gallate je! Doje të më fusje njolle në biografi
Albano: Që ta kuptosh, njeriu po nuk u grind nuk është njeri, në këtë rast po flas për fermerë. Fermeri po s’u grind nuk është fermer
Roberti: Duhet të gjejmë një zgjidhje. Çdo ditë do lëmë orare, do e bëjmë kështu, ti do dalësh aty sikur po ikën dhe përplasemi tek lajthitë.