Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte në Milano, ku i tuboi mijëra shqiptarë në një pallat të madh sportiv në Viale Gabardi.
Por rrugës, Rama ka mundur të shihte një befasi të pakëndshme. Mediat italiane raportuan se në shenjë proteste, në rrethojën e sallës sportive Bustocco është shfaqur një pankartë kundër politikanit socialist që e drejton Shqipërinë që nga viti 2013.
“Me Kurtin, Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes”, citon mediumi lokal, Malpensa24 fjalët në pankartë.
Referenca është qartazi për Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës i cili është përpjekur pa shumë sukses ta eksportojë në Shqipëri lëvizjen e tij “Vetëvendosje”.
Ndërkohë, rrugët rreth Bustocca Arena u bllokuan, përveç një sërë kufizimesh parkimi përgjatë Via Maderna, prapa Arenës, për ta shmangur grumbullimin e veturave. Vëmendje maksimale ndaj sigurisë për ngjarjen e-work Arena, e cila përfundoi pa incidente.