I ftuar në “Cherry on Top”, babai i Meritonit kur e pyet se si i ka parë emocionet që shprehu Meritoni kur Ilnisa la garën, tha se romanca e tyre ka qenë në kuadër të lojës.
“Gjitha i kemi marrë në kuadër të lojës brenda është tjetër gjë”, tha babai i Meritonit.
Mirëpo mesa duket nëna e tij nuk mendon kështu, pasi takoi birin e saj dje në skenën e Big Brother VIP, ajo shkoi dhe përqafoi Ilnisën.
Ndërsa sa i përket deklaratës së babait Ilnisa tha: “Padyshim që e pashë, por nuk është se kam ndonjë koment specifik. Di të them se dashuria thyen çdo kufi edhe barrierë dhe fjalët i merr era, kaq.”