Vogëlushi Bobby ka kënaqur përdoruesit e TikTok me dashurinë dhe kujdesin për macen e përkëdhelur Freddy.
Nëna e Bobbyt ka bërë një video të lezetshme duke e futur macen në shtrat dhe videoja është parë deri më tani 3.5 milionë herë në TikTok.
Në videon e postuar, Bobby e mbulon Fredin me një batanije teksa ai shtrihet në një jastëk pranë pronarit të tij.
Djali e përkëdheli dhe në një moment u përpoq t’i jepte biberonin e tij, kështu që në fund e përdori përsëri.
Kjo video ka marrë më shumë se 360 mijë pëlqime në platformën e njohur dhe shumë përdorues kanë theksuar në komente se Fredi është një mace që e di se çfarë është dashuria. /Telegrafi/
@freddyandbobby Hows the cough followed by a kiss 🤣Bedtime snuggles in front of the fire, all tucked in. #cats #catsofinstagram #kitten #freddyandbobby #funnycats #catsoftiktok #persiancat ♬ Thank You for Being You – OctaSounds