Të gjithë ëndërrojnë për një martesë perfekte.
Disa prej njerëzve preferojnë diçka delikate për ta dalluar nga netët tjera. Por, nuk ndodh shpesh që dikush të jetë dëshmitar i një dasme në majat alpine me dëborë dhe peisazhe të bardha.
Së fundmi, në rrjete sociale janë publikuar disa foto dhe video nga një dasmë në Zvicër, e rrethuar nga malet me borë.
Postimi i Libanese Weddings në Instagram tregon hyrjen dramatike të nuses nga një kub akulli pranë majës madhështore Matterhorn në Zermatt të Zvicrës, vend ky me 2,222 metra lartësi.
Dhe jo vetëm kaq. Çifti pozon brenda skulpturës prej akulli.
Që kur u shpërnda, postimi ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe ka ngjallur shumë reagime.