Meritoni është banori i parë nga 5 finalistët që la shtëpinë e Big Brother Vip Albania sonte në natën finale.
Ai u largua i pari në një televotim që u mbyll pak para se të zbulohej emri i tij, teksa katër finalistët e tjerë do të vazhdojnë betejën për çmimin e madh.
Romeo, Juli, Egla dhe Heidi janë katër finalistët e mbetur, ku njëri prej tyre tani do ta fitojë çmimin.
Megjithatë, emri i Meritonit për t’u larguar sonte i pari ishte i befasishëm për shumëkë, aq sa po e tregojnë edhe reagime të ndryshme në rrjetet sociale.
Meritoni madje konsiderohej edhe favorit nga shumëkush për ta fituar çmimin, bazuar në shumë sondazhe të ndryshme në rrjete sociale, ku printe në shumë prej tyre si fitues potencial i çmimit.
Eliminimi i parë i tij sonte sigurisht se mund të quhet befasues, dhe tashmë kanë nisur menjëherë reagimet lidhur me atë nëse produksioni ka vendosur që ta eliminojë Meritonin, duke dyshuar se votimet e publikut nuk kanë mundur të çojnë në një eliminim të tij si të parin – duke i parë sondazhet se si e favorizin atë.
Mbetet të shihet se si do të jetë reagimi i Meritonit pas reagime të shumta pas largimit të tij, duke e favorizuar kosovarin për ta fituar çmimin.