Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot është munduar që të ofrojë argumente kundër Rezolutës për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë të ndodhur në vitin 1995, por pa sukses.
84 vende të botës kanë dhënë përkrahjen e tyre për Rezolutën qe kthen 11 korrikun në Ditë Ndërkombëtare për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë.
Pas votimit dhe miratimit të Rezolutës, Vuçiq ka publikuar një fotografi teksa e mban flamurin e Serbisë në shpinë. Afër tij gjendet edhe Marko Gjuriq.
“Krenar për Serbinë time!”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.