Drejtori i institutit Octopus, Agim Musliu ka vazhduar të publikoj të dhëna të reja lidhur me aksionin e së hënës në veri ku u mbyllën gjashtë degë të “Bankës Postare Kursimore”.
“Serbia, me gjithë aparaturën e saj politike, ushtarake dhe financiare, po mundohet ta bëjë Kosovën një fiasko! Në këtë kuptim mbyllja e një banke serbe në Kosovë nuk është gjë tjetër veçse lufta kundër terrorizmit”, ka shkruar Musliu në “X”.
Ai ka bërë të ditur se drejtori i kësaj banke, Bojan Kekiq kohë më parë ishte dekoruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se i njëjti gjithashtu ishte fotografuar me terroristin Milan Radoiçiq.
“Grafiku tregon lidhjet e aparatit sulmues financiar serb. Bojan Kekiq, drejtor i kësaj banke, në një fotografi shihet duke u dekoruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa në tjetrin shihet i shoqëruar nga terroristi Milan Radoiçiq”, ka shkruar Musliu.