VIDEO/ Incidenti në skenë, Xhensila Myrtezajt i dalën të brendshmet

Prej muajsh Xhensila Myrtezaj është në qendër të vëmendjes. Që pas ndarjes së bujshme me Bes Kallakun, këngëtarja i është futur “me kokë” koncerteve. E veshur seksi dhe me format bombastike Xhensila është kthyer në një nga artistet më të komentuara.

Së fundmi ajo ka qenë në një nga koncertet e radhës ku dhe është ndeshur me një incident të vogël.

Teksa performonte para fansave, bluza e shkurtër i ka zbuluar të brendshmet. Siç shihet dhe në video Xhensila është mjaft në siklet, por në asnjë moment nuk ndalon performancën.