Gjatë intervistës së tij të dhënë për “Big Brother Live nga Shtëpia”, Meritoni foli edhe për partneren e tij Ilnisa Agollin.
A ishte e parashikuar një lidhje në BBV para se të hyje?
Meriton: Para se të hyj këtu, më thoshte një shok do lidhesh, do lidhesh, i thoja po ik oreee, jo se nuk lidhem..
Si e fitoi Ilnisa dashurinë tënde?
Merioni: E dua për femrën që është, për nënën, për shpirtin, talentin dhe për dashurinë që më ka dhënë dhe i kam dhënë, thoja a ka mundësi njeri me u dashuru kaq shumë.
Me ikjen e Ilnisës u lëndova, ishte dhoma e bardhë një përjetim tjetër nga çifti në suitë, ishte Egla aty, për mua ishte një lojë e Eglës për me na fut atje dhe që njëri prej nesh të linte shtëpinë.
Koha kur Ledioni mori zarfin dhe lexoi emrin e Ilnisës, unë u ula s’ kisha dëshirën me u çu me u ngrit, me vazhdu.
Mendoj për një beshush, fejesë martesë jashtë.