Arratisja e Enver Sekiraqës ka qenë e pritshme sipas Shefqet Rizës, babait të Triumf Rizës.
Në një prononcim për “Five” të TV Dukagjinit, ai tha se Sekiraqa nuk është dashur asnjëherë të shkojë në arrest shtëpiak dhe se një gjë të tillë vazhdimisht e ka kundërshtuar.
“Ka qenë e pritshme sepse në disa seanca kanë propozu mbrojtja të lirohet nga paraburgimi në arrest shtëpiak, unë si palë e dëmtar kam kundërshtuar disa herë, edhe prokurori ka kundërshtu me ngulm. Sa kemi qenë aty nuk është miratu, papritmas… morëm vesh që gjykata e ka liru, faji është I gjykatës, pse e kanë bërë këtë s’e kam të qartë. E kam quajt këtë një skandal, çdo kush që dënohet mbi 5 vjet s’është e logjikshme të jetë në burg shtëpiak, por duhet në paraburgim. Le ta bajnë barrën organet e drejtë2sisë, të merren me këtë rast, mua më së paku si babë I Triumfit më përket të flasë për të. Ai nuk ka vdek për pikë të qefit, por ka vdekë në mbrojtje të ligjit, ai I ka pri hallkës së drejtësisë”, tha ai.