Erjola Doçi, në një intervistë për ‘’Mos i bjer me top”, është pyetur për disa nga banorët e “Big Brother VIP”.
Ajo ka dhënë përgjigjet, teksa për disa prej tyre vijon të ruajë të njëjtat mendime.
Ronaldo: Egla Ceno
Erjola: Kësaj i kam thënë diçka, edhe po ta shtrydhësh nuk del gjë e mirë, (e merr foton edhe zhubravit), jo nuk del
Ronaldo: Dëgjo se gjatë kohës së Big Brotherit tënd ka qarkulluar një foto është bërë virale në rrjet ti edhe Egla Ceno në stadium. Ti me Eglën njiheshe më përpara Big Brother edhe keni aktruar aty, apo jo?
Erjola: Po kemi pirë kafe sepse na lidhi një situatë pune në një rubrikë këtu në E Diell, Egla fillimisht kur hymë në Big Brother ka shprehur se ka konsiderata për mua dhe unë me atë. Egla ishte një person që donte ekskluzive Julin vetëm për vete por aq sa Juli Eglën.
Afrimiteti im dhe raporti im me Julin bëri që të krisi marrëdhënien apo konsideratën që Egla kishte për mua, edhe s’kisha se si t’ja ktheja në të njëjtën monedhë.