Pas largimit nga “Ferma Vip”, këngëtari kosovar Robert Berisha po shihet gjithmone prane te dashures se tij Ana Skrel.
Duket se lidhja e tyre po shkon drejt një sërish shkallë më të lartë, pasi Roberti e ka prezantuar të dashurën e tij me familjen, duke përfshirë edhe vëllanë e tij, Patrisin.
Në fotografitë e ndarë, të tre shfaqen të buzëqeshur dhe të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Roberti, në një intervistë, kishte thënë se po gëzohet me jetën e tij të re.
“Pse të mos bëj dasmë. Dasmën e dytë do ta bëj ndryshe. Do ta bëj jashtë, në një ambient të hapur. Më të vogël,” kishte deklaruar ai.
Këto momente të bukura tregojnë për seriozitetin e lidhjes së tyre dhe për lumturinë që kanë gjetur njëri te tjetri.
Shiko foton: