“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin”, Luizi reagon menjëherë pas deklaratës së Julit

Julian Deda, aktori i njohur shkodran, ka dhënë një intervistë emocionuese mbrëmjen e djeshme brenda emisionit “Big Brother VIP Albania”.

Ai zgjodhi të komentojë një nga momentet më tërheqëse të shtëpisë, propozimin e martesës që Luiz Ejlli i bëri Kiara Titos.

Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, u bë i njohur për lidhjen e tij me Kiara Titon brenda shtëpisë, e cila u kurorëzua me një propozim martese.

Jul Deda rrëfeu se Luizi kishte bërë propozimin duke përdorur një tekst të tij.

“Luizi i ka propozuar Kiarës me një tekst timin. ‘Moj Juliet… unë do ta djeg Shkodrën…’, është e imja ajo, kështu që…“– shprehet Julian Deda në intervistë, duke ndarë një moment të krenarisë për autorësinë e fjalëve të tij në një moment kaq të rëndësishëm.

Por, reagimi i Luiz Ejllit nuk vonoi të vinte, duke përgjigjur me një ton ironik. Ai hedh poshtë pretendimin e Dedës dhe shpjegon se tekstin e propozimit e ka shkruar Sander Ruçi.

“Teksti është i Sander Ruçit po nejse,” shkruan Luiz Ejlli në një postim.

Kjo shfaq pjesën e ndjeshme dhe ironike të një lidhjeje të rëndësishme që u zhvillua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.