Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kryeministri Kurti e ka jetën në rregull sepse familja i jeton në BE, ndërsa Kosovën e mban të izoluar, sipas tij.
“Fundja e ka jetën në rregull. Familja i jeton në Bashkim Europian, por popullin e Kosovës e mban të izoluar”, tha ai.
“E ka kriju bindjen para njerëzve, po çfarë jete modeste, 250 milionë euro tendera njëburimor njerëzit e tij e hajni e paprecidentë në historinë e Kosovës, ky është mashtrim populist si gjithçka tjetër”, tha Abdixhiku në Pressing.