Shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare, po shihet si mundësi aktualisht në Kosovë. Zërat për zgjedhje të reja, janë shtuar sidomos pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, që u mbajt mbrëmjen e së hënës.
Analisti Xhevdet Pozhari, ka bërë një sondazh në faqen e tij në Facebook, rezultatet e të cilit janë befasuese.
Sipas rezultateve të sondazhit, të hapur dy ditë më parë, kryeministri Kurti ka dalë si politikani më i votuar, në pyetjen “Nëse zgjedhjet mbahen sivjet, për kë do të votonit”?”.
Ai prin me 94 për qind të votave.
I dyti me një diferencë të madhe me Kurtin, është kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, me 3 për qind të votave.
Ndërsa, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka marrë vetëm 1 për qind të votave.
Kurse, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka marrë asnjë votë.