Policia me aksion, dënon disa persona në Shtime që dolën me gjysmën e trupit jashtë veturës

Të enjten rreth orës 13:30 policia e Shtimes kishte pranuar disa informata se disa persona në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime gjatë lëvizjes me vetura kanë lejuar që pasagjerët e tyre të dalin me gjysmën e trupit jashtë veturës në xhama, duke rrezikuar jetën e tyre.

Policët e stacionit pasi kanë grumbulluar informata në terren dhe pasi kanë shikuar kamerat e sigurisë, kanë arritur që të identifikojnë disa persona, të cilët i kanë ftuar në stacionin e policisë dhe ndaj tyre kanë inicuar fletëparaqitje për gjykatë për drejtimin e veturës pa patentë shoferi dhe gjoba kundërvajtëse që kanë lejuar që pasagjerët e tyre me pjesën e trupit të dalin jashtë veturës në xhama.

“Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët që informuan policinë për këto kundërvajtje , ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.