‘Godet’ Robert Berisha: Xhensila duhet paradite e pasdite t’i thotë faleminderit Bes Kallakut sepse ka qenë një çikë e re qe s’e ka njohur askush…

Xhensila Myrtezaj kishte publikuar në Instagramin e saj një poster ku kishte detajet e mbrëmjes ku do këndonte se bashku me Robertin, derisa ky i fundit ndodhej ende në Ferma Vip.

Pasi Roberti vendosi që të lë Fermen, ai u akuzua nga ndjekësit se ka hyr qysh në fillim me marrëveshje që të qëndroj vetëm pak javë.

Kjo duket se e acaroi Robertin i cili akuzoi Xhensilen se posterin e ka publkuar për inat të ish bashkëshortit Bes Kallakut i cili po ashtu është pjesë e Ferma Vip.

Menaxheri i Xhensiles kishte reaguar duke thënë se ka qenë menaxheri ai që e publikoi njoftimin pasi merret më menaxhimin e këngëtares.

Lidhur me këtë, Roberti ka folur përsëri në një interviste me Blerona Zeqirin ku mori vëmendje me deklaratën për Xhensila Myrtezaj.

“Xhensila ka qenë e re kur është njoftuar me Besin, famën e ka krejt prej Bes Kallakut”, tha Roberti. Ai shtoi se pavarësisht nga statusi i marrëdhënies së tyre aktualisht, që ka qenë subjekt i thashethemeve për ndarje të mundshme, Xhensila duhet “paradite e mbasdite t’i thotë faleminderit Bes Kallakut. Sepse Xhensila ka qenë një çikë e re që s’e ka njohur askush”./InfoKosova/

Shiko videon: