Analisti Visar Ymeri që ka punuar kohë të gjatë me Kryeministrin e tanishëm Albin Kurti, e që ishte i pari i Vetëvendosjes një kohë, ka shpalosur disa detaje nga marrëdhënia e tij me Kurtin, duke konteksualizuar kështu karakterin dhe mënyrën e veprimit të Kurtit, në situate të caktuara.
Sipas tij, Kurti kur ka triumf flet vet, ndërsa kur dështon, i qet të tjerët të flasin. Për këtë ai ka treguar edhe një përvojë mjaft interesante sa ishte pjesë e LVV.
“Albin Kurti kur ka triumf, del flet vet. Kur dështon, i qet tjerët. A iu kujtohet te Dheu i Bardhë në demostratë që u patëm mërdhi, thamë kthehemi se s’po bojka me nejt, tha dilni folni ju. Kur kish demonstrata të mëdha dilke vet.” – ka thënë Ymeri.