Djali i Ukshin Hotit, Andini në 25 vjetorin e zhdukjes e babait të tij ka publikuar një letër emocionuese që ai e kishte lënë, shkruan Periskopi.
Mes rreshtave, Ukshin Hoti i kishte kërkuar vëllaut të tij që t’ia përqafonte fëmijët.
‘Të lutëm shumë, përqafoi fëmitë e mi për mua, pastaj edhe të tutë, të vëllëzërve dhe të motrave; edhe prindërit. Përshëndeti të tjerët”, thuhet në letrën e Ukshin Hotit.
Për herë të fundit Ukshin Hoti ishte arrestuar më 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’rast ishte dënuar me 5 vjet burg.
Më 16 maj 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.