Berlini, Parisi dhe Roma zyrtare i kanë shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke konsideruar njëzëri që hapi i propozuar sot për të shkruar një Draft statut, nuk adreson nevojën urgjente për hapat konkret të themelimit të Asociacionit dhe se e rrezikojnë edhe më tutje rrezikojnë të minojnë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Hapat që keni propozuar nuk mjaftojnë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kështu i thuhet prerazi Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, tre liderët e shteteve më të fuqishme evropiane: Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
“Me keqardhje, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapat konkret drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe rrezikojnë të minojnë tutje dialogun që fasilitohet nga Bashkimi Evropian”, thuhet në letrën.
Fillimisht, këto shtete kanë sqaruar se Drafti I Lajcak s’është një “propozim gjentelmenësh”, por një model solid, i draftuar me kujdes dhe me ndihmën e avokatëve dhe ekspertëve, bazuar në praktika ekzistuese, që merr parasysh vijat e kuqe, gjykatën Kushtetuese dhe kornizën ligjore dhe se si I tillë ka përkrahjen e plotë të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
“Së pari, draft-statuti i prezantuar nga Përfaqësuesi Special për Dilaogun, Miroslav Lajçak, nuk është një ‘propozim gjentelmenësh’. Është një model solid, i draftuar me kujdes me ndihmën e avokatëve dhe ekspertëve evropianë, i bazuar në praktikat më të mira ekzistuese”.
“Merr parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe gjithashtu edhe Gjykatën Kushtetuese dhe kornizën ligjore. Si i tillë, ka mbështetjen tonë të plotë. Le ta theksojmë edhe njëherë, ne nuk duam Kosovë jo funksionale. Asociacioni nuk është në asnjë formë i krahasueshëm me Republikën Serbe”, vazhdon letra.
“Së dyti, dorëzimi i këtij drafti tek ekspertët e Këshillit të Evropës nuk do të përbënte një hap të domosdoshëm vendimtar pasi opinioni i tyre nuk do të jetë ligjërisht i detyrueshëm. Kjo mund të arrihet vetëm duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në mënyrë që të jetë e pranueshme për Gjykatën”, vazhdon letra, duke shtuar se “siç u sqarua me Brukselin, nuk ka pengesa ligjore në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për marrjen e këtij hapi”, thuhet tutje.
Në fund të letrës këto tri shtete i bëjnë me dije Kurtit që ekziston rreziku real që pa progress vendimtar për Asocaicionin, aplkikimi I Kosovës në KiE të mos marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare.
“Së treti, propozimi juaj për përgatitjen e një drafti të ri në konsultim me kryetarët apo zëvendësit aktualë të komunave nuk është as i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm për shkak të rrethanave aktuale në këto komuna. Kryeministër, le të jemi të qartë: Ekziston një rrezik real që pa progres vendimtar në Asociacion aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare. Përparimi tani përgjatë linjave të sugjeruara nga QUINT-i do të demonstronte përkushtimin tuaj ndaj të drejtave të pakicave, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës dhe duke ri-energjizuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet qartësisht në letër e publikuar nga Albanian Post.
“Kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksesin e aplikimit tuaj. Veprimet dhe vendimet tuaja në këtë moment kritik do të jenë vendimtare për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Topi është në fushën tuaj. Ne besojmë sinqerisht në udhëheqjen tuaj”.
Letra e plotë:
I nderuar kryeministër,
Faleminderit për letrën tuaj në lidhje me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Asociacionin/Këshillin e Komunave me Shumicë Serbe (A/CSMM).
Fatkeqësisht, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapa vendimtarë drejt krijimit të A/CSMM-së dhe rrezikojnë të minojnë më tej Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht një “propozim xhentëlmeni”. Është një model…
Së dyti, dorëzimi i këtij drafti tek ekspertët e Këshillit të Evropës nuk do të përbënte një hap të domosdoshëm vendimtar pasi opinioni i tyre nuk do të jetë ligjërisht i detyrueshëm. Kjo mund të arrihet vetëm duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në mënyrë që të jetë e pranueshme për Gjykatën. Siç u sqarua me Brukselin, nuk ka pengesa ligjore në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për marrjen e këtij hapi.
Së treti, propozimi juaj për përgatitjen e një drafti të ri në konsultim me kryetarët apo deputetët aktualë të komunave nuk është as i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm për rrethanat aktuale në këto komuna.
Z. Kryeministër, le të jemi të qartë: Ekziston një rrezik real që pa një progres vendimtar të A/CSMM, aplikimi i Kosovës, Këshilli i Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare. Përparimi tani përgjatë linjave të sugjeruara nga Kuinti do të demonstronte përkushtimin tuaj ndaj të drejtave të pakicave, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës dhe duke ri-energizuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është mënyra e vetme për të siguruar suksesin e aplikimit tuaj.
Veprimet dhe vendimet tuaja në këtë moment kritik do të jenë vendimtare për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Topi është në fushën tuaj. Ne besojmë sinqerisht në udhëheqjen tuaj.