Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se pas takimit të fundit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Memli Krasniqi, të njëjtit janë dakorduar për zgjedhje të parakohshme dhe shpërbërje të Kuvendit.
Dreshaj ka thënë se dy partitë, LVV-ja dhe PDK-ja do të hynë në koalicion pas zgjedhjeve.
“Nëse shkojmë në zgjedhje do të kemi struktura të reja që do ta menaxhojnë vendin në vitet e ardhshme… Në qeveri, shumëçka është sqaruar këto ditët e fundit pra po shihen gjasat kush me kë ka mundësi me hy në koalicion. [Koalicion PDK – VV] Unë po mendoj se ka shumëçka që është debatuar aty, nuk kam informacione të saktë, por gjasat reale janë që të jetë debatuar edhe mundësia e koalicionit paszgjedhor me PDK-në, e besoj këtë”, ka deklaruar ai në Tv Dukagjin.