Në Kotorr, mbahet sot samiti i tretë rajonal për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç.
Duke bashkuar të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, samiti i Kotorrit do të funksionalizojë më tej Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Të pranishëm në këtë samit janë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti. Takimi me dy kryeministrave i kapur nga mediat ka qenë shumë i ftohtë.
Nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e kryeministrit Rama, madje ai as nuk lëviz nga vendi teksa i jep dorën Albin Kurtit.