Sara Gjordeni surprizoi publikun pasi bëri të ditur se ajo dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë.
Mirëpo mes komenteve pozitive, disa ndjekës kishin dyshime për vërtetësinë e lajmit, duke aluduar se po e bën të gjithën për klikime.
Në një postim disa javë më parë, një ndjekëse shkroi:
“Nuk besoj se Sara është shtatzënë.
E gjitha është një truk i sajuar për klikime dhe për të qenë në qendër të vëmendjes”.
Këtij komenti, Sara i ka reaguar sot duke shkruar: “Dole icik bllof o jet”, referuar këtu postimit që ajo bëri dy ditë më parë, ku shihej me barkun e rrumbullakosur.
Shiko komentin: