Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka publikuar një deklaratë të patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
Në këtë deklaratë, sipas Musliut, patriarku serb ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe ka dezinformuar rreth shtetit të Kosovës.
“Gjuhë e urrejtjes nga Porfirije, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, i cili dezinformon kundër Republikës së Kosovës, dhe e quan atë ‘Serbia e Vjetër’. Vendet perëndimore kanë reaguar dje për ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë”, ka shkruar Musliu në X.
E patriarkut serb, para disa ditësh, Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar kërkesën për të vizituar Patriarkanën e Pejës.
“Vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, i cili qartë specifikon të drejtat, privilegjet dhe imunitetet për klerikët e Kishës Ortodokse Serbe dhe nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhej në reagimin e tyre.