Moment epik! Ditea dhe Buçko tremben keq, kanë dy fjalë për Dijonisin dhe Marianën

Buçko dhe Ditea teksa qëndrojnë në ishullin Arameras na kanë dhuruar edhe momente të bukura.

Ata kapën iriq pak më parë dhe vendosën që t’a gatuajnë. Dy fermerët ndezën një zjarr, por një zhurmë e papritur ndodhi, gjë kjo që trembi shumë Buçkon dhe Ditean. Pas këtij moment epik, të dy “shpërthyer” në të qeshura.

Gjithashtu ata kujtuan edhe Marianën me Dijonisin duke kërcyer kërcimin e tyre të preferuar “pop smoke”.

Vetëm njëri nga të dy, Gledis ose Ditea, do të mund të rikthehen në “Ferma VIP”, vendim i cili do të merret nga teleshikuesit përmes votave të tyre. /vizionplus.tv