Julian Deda ka bërë një rrëfim të fortë në Big Brother, duke treguar vuajtjet që babai i tij, aktori i mirënjohur Zef Deda, kaloi në kohën e komunizmit.
Juli tha se të atin e kanë futur në psikiatri për 6 muaj, pasi nuk e besonin që kishte një problem shëndetësor në këmbë, për të cilin ai kërkonte që të dilte jashtë shtetit dhe ta kuronte, pasi në vendin tonë ndërhyrja nuk mund të bëhej, dhe ajo që mjekët i kishin thënë ishte se do t’i prisnin këmbën.
Regjimi mendonte se ajo ishte një formë që Deda kishte menduar për t’u arratisur.