“Ta ngul thikën dhe qesh” – Aktori Jul Deda dhe Graciano Tagani flasin për konkurrenten e BBVA

Banorët Graciano Tagani dhe Julian Deda kanë komentuar lojën e konkurrentes tjetër Heidi Bacit.

Duket se dyshja nuk e kanë përzemër fare, pasi ata kritikuan lojën e saj dhe fjalët për të nuk ishin fare të mira.

Graciano: Kjo është komplet e pafytyrë more, kjo është pa pikë respekti.

Juli: Se ka problem fare.

Graciano: Fare. Gjithmonë kur ka ndonjë sherr ose ndonjë gjë që se do, shko e i fut ndonjë puthje 20 minutëshe dhe e ka në rregull. Si ka mundësi as s’i zbardhet fytyra, as s’i zverdhet.

Juli: Është e ftohtë vëlla, është akull.

Graciano: Si plas fare për asgjë gjë.

Juli: Është pak tip çunaku. Nuk e ka atë pjesë të dhimbshme.

Graciano: Zero, ajo ta ngul thikën dhe qesh.