Fotografi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Besnik Mehmeti, ka rrëfyer edhe momentin e fotografimit të akademikut Rexhep Qosja në Shkup si refugjat në kohën e luftës së Kosovës.
Ai në emisionin “Kallxo Përnime” tha se atë kohë nuk e ka ditur se kush ishte ai që po e fotografonte.
“Unë nuk e kam ditë bile kush është. Mua më kanë thirrë, më kanë thënë: Eja se ke me fotografu dikë në një shtëpi, brenda në Shkup” – tha Mehmeti.
Ai ka shtuar se vetë Qosja ka dashur që të fotografohet por që s’ka folur me të e as nuk është takuar asnjëherë me të edhe pas luftës.
“E fotografova, shkoi, mandej pyeta se kush ishte ai njeri, por kur ndodhin këto sene nuk pyet shumë. Çika e Rexhep Qosjes ka qenë gruaja e Visar Rekës (djalit të hallës së Mehmetit). Ia kam dërguar fotografinë asaj edhe e kisha pasë trishtu se s’e ka ditë për fotografinë dhe më vjen keq se as kohën s’e kam bo hesap, në Amerikë në gjysë të natës, edhe më tha: Besnik më ke trishtu” – rrëfen Mehmeti.