Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj kanë komentuar debatin e Gracianos ndaj Hedit.
Arbër Hajdari: Unë e kuptoj shakanë apo të qeshurën e Heidit, ashtu siç u mundova të kuptoj justifikimin e Gracianos disa ditë më parë.
Graciano është përdorues i situatave, e ka prekur në disa pika të moralit dhe dinjitetit për ta nxjerr nga vetja. Ka hedhur akuza për moralin e asaj vajze. E gjitha kjo ka të bëjë se e shikon Heidin si finaliste dhe sa pa një të qeshur tha kësaj nuk do ti ndahem.
Nuk gjej fjalë për Gracianon nuk ka frena, e shikon që ka prekur një njeri tërhiqet, por ai nuk pati frena. Je dopio rol dhe the është një shaka për Romoen, tani që të ndodhi edhe ty, ju vure Heidit dhe doje ta nxirrje nga vetja. Ti mund të jesh mësuar me shumë fytyra, un kam një. Mbaj një standard. Për mua je një përdorues i situatave. Ti e di që këto situata janë provokime që fusin njerëzit në ngatërresë dhe ti këtë bëre. E detyron Romeon që në këtë rast është i dashuri saj dhe uron ishalla po shpërthen ky dhe kjo.
Ori Nebiaj: Ka një kalim mase në sulmin e Gracianos dhe Heidi është treguar e kujdesshme që të mos i kthehet Gracianos dozën e fjalëve. Në këtë lojë dhe në këtë pikë, këta që mbajnë veten si lojtarë të mençur. Graciano është pronari i të vërtetës, ashtu sillet. Shfrytëzim për situatë dhe për lojë./K.C/dritare.net