Babai i Xhesit vendos bast me gazetaren e Vizion Plus: Unë humba!

Artur Polo, babai i Xhesika Polos, ka qenë i ftuari i sotëm në emisionin “Vizioni i Pasdites” me moderatore Brikena Priftin.

Babi i Xhesit e ka daljen e parë në ekran për të folur për vajzën e tij, ndërsa shprehur edhe mallin që ka për të, pas 60 ditësh izolim dhe pamundësi për ta takuar apo folur.

Por Artur Polo e kishte me siklet që të ishte në studion e “Vizionit të Pasdites”, i cili u bind fal këmbënguljes së gazetares Seldina Selimi.

Babi i Xhesit kishte vendosur një bast me gazetaren e Vizion Plus, që nëse Xhesi nuk do të eliminohej nga “Ferma VIP” ai do vinte, në të kundërt nuk do të ishte i pranishëm.

Ky “sekret” shkaktoi shumë të qeshura në studio dhe reagim të moderatores Brikena Prifti, e cila tha se bastin e fituan dhe se ishte kënaqësi që e kishin në studio./vizionplus.tv