Analisti, Imer Mushkolaj ka deklaruar se takimi i Kryeministrit, Albin Kurti me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi është fillim i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.
Mushkolaj ndër të tjera tha se gjatë takimit mes Kurti e Krasniqi është vendosur edhe data e zgjedhjeve por që nuk e bënë publike atë sonte.
“Takimi i sotit është rezultat i plotë takimeve dhe bisedave jopublike që kanë ndodhur javëve të fundit mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk është diçka e befasishme kur Krasniqi ka pranuar ftesën, si kryetar i Partisë më të madhe opozitare, që ka më së shumti vota që do të mund të kryenin punë për shpërbë Kuvendin. Përpos që është fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhje tjera pavarësisht që nuk u përmend data, besoj që është marrë vesh edhe për data”, u shpreh Mushkolaj.