Reperi i njohur Shabani, i njohur më shumë si Fero, eshte larguar disa muaj më parë nga bota e muzikës për t’i kushtuar kohë familjes dhe besimit islam.
Ai ka zgjedhur të jetë aktiv në vendet e shenjta, si Meka dhe Medinë, duke kaluar kohë me njerëz që ai i sheh si të rëndësishëm në jetën e tij.
Në një video të fundit, Fero ka dhënë një mesazh që ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, duke theksuar se “Kush është ai artist para Allahut? Ai nuk është askush. Kërkushi nuk është.”
Videoja është bërë virale, duke u shpërndarë gjerësisht në platformat e mediave sociale.
Në vijim, ai theksoi se nuk duhet të lëmë të ndikojnë njerëzit në mënyrë negative në jetën tonë, duke shtuar se është e rëndësishme të mos humbasim mëshirën e Allahut për hir të një personi ose ambicie.
Fero ka vendosur të ndryshojë mënyrën e jetesës së tij, duke u larguar nga vëmendja e publikut dhe angazhimeve në karrierë, dhe duke u fokusuar në rrugën e tij të re, të përkushtuar për besimin dhe familjen.
Shiko videon: