Alfred Cako në emisionin Ocult ka folur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Cako tha se, kryeministrin Kurti populli do ta përkrahë edhe pse e ka humbur shancin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Cako shton se Kurti është një lojëtar ndërkombëtar, dhe nuk i bën me mendjen e vet këto gjëra që po i bën.
“Unë kam thënë edhe herave të tjera, se Kosova nuk futet në Këshillin e Evropës, për shkak se Kurti nuk do të pranojë Asociacionin dhe do të drejtohet me një palë zgjedhje të parakohshme popullit, se a do të pranojnë që të shesim në një pjesë të sovranitetit kombëtar për të hyrë në BE, apo s’pranoni. Kjo do të jetë pyetja në zgjedhje. Dhe populli i Kosovës do të votojë prapë Kurtin”, thotë Cako i cili shton se populli e pranon këtë sakrivicë vetëm mos të humbas sovranitetin kombëtar.
Cako thotë se do të acarohet situata në Ballkan pas zgjedhjes së Kurtit.
Ai parasheh një ndërhyrje të Serbisë në Kosovë, e pas kësaj NATO sipas tij, do të futet në Serbi.