Më pak se 30 minuta, breshëri dëmton të mbjellat

Shiu i rënë gjatë pasdites së kësaj të shtune ka shkaktuar dëme të mëdha në të mbjellat e fermerëve në zonën e Fierit.

Fermerët kanë treguar se ka mjaftuar më pas se 30 minuta shi, që prodhimi i tyre i kultivuar si pemët frutore dhe kulturat e tjera, të dëmtohen në masë të madhe. Shpesh në këtë periudhë të vitit fermerët përballen me fenomene natyrore si shirat, të cilat në raste kur shoqërohen me breshër si ai i ditës së sotme, shkaktojnë dëme të mëdha.

Ata pohojnë se kjo situatë është shumë shqetësuese, pasi të ardhurat e vetme i sigurojnë nga punimi i tokave dhe shitja e prodhimeve që kultivojnë. Dëme ka pasur edhe në sera, për shkak se fermerët janë zënë të papërgatitur nga shiu i cili nisi menjëherë, pasi dita ishte me diell dhe temperatura relativisht të larta.

Përveç mungesës së tregut në momentin kur prodhimet bëhen, fermerët fatkeqësisht goditen dhe nga natyra!