E publikoi videon e burrit duke e dhunuar, këngëtarja e njohur rrëfen se si reagoi i biri pas denoncimit

Këngëtarja shqiptare, Maja ditë më parë kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Madje, ajo denoncimin e kishte bërë edhe publikisht duke publikuar video të ngjarjes aspak të pranueshme që kishte ngjarë mes tyre.

E ftuar në “Cherry On Top” ajo është pyetur se si i ka përjetuar djali momentet e sherrit mes prindërve.

Maja shprehet se ai është i vogël dhe ajo është munduar që ta mënjanojë dhe ai të mos prekej nga këto probleme.

“Nuk ka përjetuar asgjë sepse është i vogël edhe unë kurrë nuk kam ngritur zërin në sy të djalit. Gjithmonë e kam mënjanuar. Mos të them kurrë, mund të ketë qenë ndonjë rast i rradhë, gjithmonë kam kaluar poshtë që të mos më preket djali fare fare fare!”