Aktori i humorit, Ermal Mamaqi çoi në shtëpinë e Big Brother Vip një mesazh për Heidin, që shkaktoi menjëherë reagime të shumta.
Ermali thoshte se shkrihet së qeshuri me humorin e Heidit, me ironi për ish-kolegun e dikurshëm, Julian Deda.
Ndërsa sot Mamaqi reagoi duke thënë se nuk ishte ai autori i mesazhit të dërguar në Big Brother.
Megjithatë po me humor, Ermalit i është përgjigjur aktori i humorit Rezart Veleshnja. Në një video në rrjetet sociale, ai thotë se produksioni i Top-it e ngatërroi Ermal Mamaqin, pasi ky i fundit ishte duke dhënë mendime në mes të SHBA-së se “si të bëhesh biznesmen i suksesshëm”.
“Ju produksioni i Topit jeni shumë të poshtër, si e ngatërruat Ermalin ju, Ermali ishte duke bërë ëorkshop për biznesin këtu te Pallati i Kongreseve…apo ku ishte, jo po jepte mendim si të bëhesh biznesmen në mes të Parisit, jo në Amerikë, Ermali tashi e akuzoni. Ermali është njeriu i vetëm që po lulëzojnë bizneset prej Ermalit. Ermal të adhurojmë, jemi një grup i madh këtu që të adhurojmë, nga burgu i Peqinit, të duam shumë’, thotë Veleshnja.