Laert Sallaku është 23 vjeçari shqiptar i cili është diplomuar si officer i policisë në Nju Jork, me mesataren më të lartë ndër të gjithë studentët e tjerë, plot 600 prej tyre.
Me një mesatare prej 99.96%, Sallaku është diplomuar si i pari mes 600 studentëve të tjerë, në një ceremoni të mbajtur në Nju Jork dhe nën prezencën e kryebashkiakut atje.
I riu u largua nga Tirana drejt SHBA-ve 6 vite më parë, ku kreu shkollën e mesme e më tutje shkollën e policisë.
“Rrugëtimi im për tu bënë një oficer i Nju Jorkut filloi rreth 6 vite më para kur në moshën 17-vjeçare emigrova në Nju Jork. Si një emigrant i ri u përballa me diversitetin dhe karakterin gjithëpërfshirës të qytetit ku menjëherë u ndjeva i pranuar dhe se e kisha vendin këtu”, tha Sallaku, gjatë ceremonisë.