Erjola Doçi gjatë një bisede me Jul Dedën ka diskutuar rreth pretendimeve të Gracianos se ajo dhe Romeo kanë pëlqim për një njëri-tjetrin.
Moderatorja e njohur mohoi se ekziston një gjë e tillë mes tyre derisa të njëjtën e mohoi edhe Romeo.
Së fundmi, gjatë një bisede me Julin, Erjola thoshte se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të ishte e lidhur jashtë dhe do t’i dëgjonte këto i dashuri i saj.
“A e kuptonte se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të isha e lidhur jashtë?”, i thoshte ajo Julit.
Këtu i lindën dyshime Julit se ajo vërtet mund të ketë një lidhje dashurie jashtë.
Megjithatë moderatorja mohoi se ka një lidhje jashtë.