Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri
Duke qenë se pikërisht në këto momente të veçanta, kur pritet miratimi në KS të OKB-së, i Rezolutës për Srebrenicën, si dhe marrja e një vendimi, lidhur me pranimin e Kosovës, në KiE, pjesa veriore e Republikës së Kosovës, është vënë përsëri në shënjestër të kriminelëve serb dhe grupeve paramilitare e terroriste nga Serbia, të mbështetura drejtpërsëdrejti nga shërbimet sekrete serbe dhe ruse, për destabilizimin e gjendjes në veri të Kosovës. Pas sulmit me shishe xhami, të automjeteve të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe atyre të KFOR’-it amerikan, në fshatin Miokovicë të Leposaviqit, si dhe arrestimit të dy rusëve, të cilët sipas informatave të dhëna prej atyre vet, ata kishin ardhur nga Nishi i Serbisë ku gjendet qendra kryesore e spiunazhit rus, në gjithë Ballkanin Perëndimor dhe ishin futur ilegalisht në Kosovë, institucionet shtetërore dhe ato të sigurisë të Republikës së Kosovës, kërkohet të jenë shumë vigjilente dhe t’i parandalojnë me kohë, skenarët ogurzi të para programuar nga Serbia dhe Rusia, të ndodhin në Kosovë.
-Siç u njoftua nga mediet, mbrëmjen e të dielës së 5 majit, në pikën kufitare të Jarinjës, Policia e Kosovës, ka arrestuar dy rus, të cilët edhe pse nuk kishin viza, janë futur ilegalisht në Kosovë dhe sipas informatave të dhëna prej atyre vet, ata kanë ardhur nga Nishi i Serbisë, ku gjendet qendra kryesore e spiunazhit rus, në gjithë Ballkanin Perëndimor. Të gjithë shtetasit rusë, përfshirë edhe ata që posedojnë pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë në vendin tonë, të kalojnë transit apo të qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me viza, vendim i cili është marrë, që nga viti 2022, prandaj nën dyshimin për kalimin ilegal të kufirit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit rus u dërguan në mbajtje, nga Policia e Kosovës.
Kurse sipas njoftimit të zëdhënësit të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Prokuroria ka ngritur aktakuzë për dy personat e ndaluar, me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve apo vijës kufitare”. Arrestimi i qytetarëve rus në kufirin me Kosovës dhe Serbisë në, Jarinje, ndodhi për shkak të hyrjes ilegale të tyre, në Kosovë që është edhe treguesi i qartë i cili flet publikisht, se rrjetet e spiunazhit rus janë futur në aleancë me ato të Serbisë, për ta destabilizuar shtetin e Kosovës, pikërisht në periudhën e festës ortodokse të pashkëve, dhe në prag të takimit në Strasburg, ku në fakt pritej, të futej në agjendë edhe votimi për pranimin e Kosovës në KiE. Kështu që krejt këto, po ndodhin qëllimisht dhe me skenar të parapërgatitur nga Serbia, madje duke inskenuar edhe incidente në zonat e banuara me pjesëtarë të pakicës serbe, për ti akuzuar, pastaj, shqiptarët dhe institucionet e shtetit të Kosovës, për kinse pasiguri e dhunë ndaj minoritetit serb. Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar të hënën se, me 05.05.2024- në dalje të pikës kufitare, që ndanë Kosovën me Serbinë, në SPK Jarinje, janë arrestuar dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femër) të cilët nuk kishin viza të Republikës së Kosovës dhe se dyshohet të kenë hyrë kundërligjshëm përmes rrugëve ilegale në Kosovë.