Gjatë ditës së djeshme, policia ka ndaluar reperin e njohur shqiptar, Don Xhonin.
Këtë e ka treguar vetë artisti pasi ka postuar një fotografi në Instagramin e tij.
Ai u ndalua me makinën e tij të re luksoze, Lamborghini.
“Respekt për policinë tonë, më të mirët në rajon”, ka shkruar ai në fotografinë ku shihen katër zyrtarë policorë.