Mbretëresha e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi sot feston datëlindjen e saj. Xhudistja nga Peja gjatë karrierës së saj ka fituar medalje të shumta evropiane e botërore, duke thyer barriera të shumta, sidomos në shtete të mëdha botërore që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.
Me rastin e datëlindjes së saj, trajneri Driton Kuka duke e uruar, ka thënë se Majlinda ka treguar botës vlerat dhe forcën e femrës shqiptare.
Urimi i plotë i Driton Kukës, pa ndërhyrje:
Majlinda …
Urime Ditëlindja
Shumë krenar me veprën tande!
Emblema e Shtetit tonë
I tregove Botës vlerat e forcën e femrës Shqiptare!
Dhashtë Zoti 100 të lumtura ti gëzosh ashtu siç gëzove një Komb me sukseset tua.