Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë – kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Pauletta Landriuk (83) u zhduk pa lënë gjurmë në nëntor të vitit 2020 dhe autoritetet ngritën një helikopter, drone dhe sollën qen kërkimi për ta gjetur.

Fatkeqësisht, përpjekjet nuk dhanë fryte, ndaj pas dy vjet hetimesh, rasti duhej të mbyllej. Më pas një polic, krejt rastësisht, zbuloi një të dhënë të pabesueshme.

Doli se në ditën e zhdukjes, makina Google skanoi rrugët afër shtëpisë së belges dhe regjistroi momentin kur ajo doli jashtë, raporton dailystar.

Polici mbeti gojë hapur kur pa një grua me xhup të bardhë dhe pantallona të zeza duke u larguar nga shtëpia në ditën fatale.