Gjykata e Tiranës ka zyrtarizuar divorcin e familjes mbretërore.
Sipas vendimit, Elia do të jetojë në pallatin mbretëror, ndërsa Princi Leka do të paguajë 1 mijë euro në muaj për fëmijën.
Princ Leka dhe Elia Zaharia, janë tashmë zyrtatisht të ndarë. Gjykata e Tiranës zgjidhi përfundimisht martesën mes të dyve, përmes një dakordësie të arritur mes të dy palëve.
Dakordësia ka bërë që vendimi të marrë dhe formë të prerë.
Përfitimet pas zgjidhjes se martesës, janë ndarë, ku Elja do të jetojë në një apartament 257 m2 në qendër të Tiranës, apartament të cilin Princ Leka ia ka dhënë vajzës, Geraldinës, për aq kohë sa Elia nuk ka një partner.
Elia Zaharia ka përfituar dhe disa ambiente në pallatin që po ndërtohet pas ish-hotel Dajtit.
Megjithatë, deri në momentin që ambienetet e pallatit të jenë gati, Princ Leka ka pranuar që Elia të jetojë me vajzën në Pallatin Mbretëror.
Ndërkohë vetë Leka do të ketë mundësi të takojë të bijën 2 orë në ditë.
Ai do duhet të pagujë 1000 euro në muaj, shumë e cila përfshin nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të nënës.
Leka do të ketë akses për çdo lëvizje që do të kryhen me paratë e së bijës.
Ish-çifti mbretëror, ka rënë dakort që të dy të kontribojnë në rritjen e vajzës së tyre, sa i takon mirëqënjes, arsimimit, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurive të saj.