Javë më parë gjerë e gjatë u komentua një poster i publikuar nga këngëtarja Xhenaila Myrtezaj lidhur me një koncert të programuar në Austri. Deri këtu çdo gjë është ok, por në atë poster ishte edhe Robert Berisha i cili në atë kohë ishte një nga banorët e “Fermës Vip”.
Menjëherë në media u aludua se qëndrimi i Robertit nuk do të jetë i gjatë në këtë format pasi ka koncert të planifikuar dhe gjithë pjesëmarrja e tij te “Ferma Vip” ka qenë me një kontratë. Ky poster u fshi nga Xhensila, por jo nga telefonat e ndjekësve dhe nëpër media!
E ashtu si u mendua, ndodhi, qëndrimi i Robertit në shtëpi nuk vijoi për shumë gjatë pasi më 8 prill ndërpreu garën e tij, 5 ditë para datës së planifikuar për koncertin në Austri.
Së fundmi lidhur me këtë ka folur dhe vetë Roberti. Në një intervistë të dhënë këngëtari theksoi se koncerti ishte anuluar dhe nuk e kuptoi pse Xhensila publikoi atë poster.
Sipas tij qëllimi i këngëtares ka qenë të nxjerrë keq produksionin e “Ferma Vip”, pasi aty moderon ish-partneri i saj Bes Kallaku.
“S’ka qenë kontratë e tillë. KA qenë problemi te një poster që më ka dalë mua në Austri, që është anuluar, por aty do të merrte pjesë edhe Xhensila. Ajo e ka postuar. Por kur ajo e ka postuar produksioni ka dalë shumë keq. Pse e ka nxjerrë këtë Xhensila nuk e di se Bes Kallaku ka qenë aty moderator dhe tani po flitet që ata nuk janë bashkë. E ka bërë për Besin, me mua s’ka ndonjë gjë. Ka thënë aj ta nxjerr keq produksionin aty ku është Besi”, tha Berisha.